Poezi per Dashurin Gjergj Fishta
Dashuri Ti më prek e unë tundohem Si i djegur bëhem hi, Kur largohesh, dëshpërohem Të jetë vallë kjo, dashuri?! Ti më flet e unë i humbur, të vështroj… E humb më shumë, S’gjen themel zemr’ e lëkundur Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë! Gjergj Fishta Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.
Comments
Post a Comment